“Nata e Këngës Shkodrane” është koncerti që elita e muzikës së Kryeqendrës së Veriut do të kumboj në mbrëmjen e 23 gushtit në Amfiteatrin e Tiranës. Këngëtarët më të mirë të muzikës popullore vijojnë përgatitjen për këtë koncert, i cli pritet të interpretohet absolutisht LIVE, ndërsa të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë t’a shohin nga afër në kryeqytet.

 

Sipas mjeshtrit të madh, Bujar Qamili, veçantia e këtij koncerti është përmbledhja e këngëve vetëm nga Shkodra. Pjesë e tij do të jetë edhe grupi “Karajfilat që ka Shkodra”. Rushdi Çeka, njëri prej anëtarëve shprehet se është kënaqësi të punohet me pasionin e të rinjëve.

 

Mjeshtrja e Madhe, Mukades Çanga, e emocionuar për këtë organizim, shprehet se gjëja më e mirë është organizimi në Tiranë. Sipas saj, kjo e ndihmon jashtë mase promovimin e këngës shkodrane. Pjesë e koncertit do të jetë edhe një numër i madh i brezit të ri të këngëtaëve. Mes tyre edhe Klodiana Vata, e cila tha se vlerat e muzikës shkodrane i njeh gjithë Shqipëria.

 

Koncerti vjen nën kujdesin e Arben Mazi dhe Buna 1. Mazi shprehet se ky koncert vjen prej dëshirës për të promovuar Shkodrën. Normalisht, një sfidë personale.
Nata e Këngës Shkodrane do të ngjis në Amfiteatrin e Tiranës emra të njohur si Bujar Qamili, Bashkim Alibali, Myfarete Laze, Mukades Çanka etj. Ditën e enjte, datë 23 gusht, ora 20:00.

 

Artikulli paraprakZHDUKEN VIZAT E BARDHA NË RRUGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA, TURKU FIRAT: S’KAM FIRMOSUR PËR DREJTOR