Vijon aktiviteti “Koncertet e verës” organizuar nga bashkia Shkodër dhe KUJU Studio për gjashtë të marta me radhë në disa prej pikave më të bukura të qytetit.

Kuarteti “Pasion” dhe solisti Riad Basha ishin mysafirët e natës së pestë, duke dhuruar një përformanë argëtuese për të freskuar mbrëmjen nga temperaturat e larta.

Namik Jahja, Agron Rexha, Mirjan Hasi dhe Agron Grami bashkë me klarinetat e tyre interpretuan disa prej pjesëve më të njohura instrumentale shqiptare dhe botërore, të cilat Star Plus i ka regjistruar të plota dhe do i shfaqë ditët në vijim.

Kuarteti “Pasion” u krijua 17 vite më parë, në vitin 2000, dhe që prej asaj kohe ka marrë pjesë në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, ku katër prej tyre kanë qënë koncerte recitale.

“Koncertet e verës” mbyllen të martën e ardhshme me grupin “Revolt Klan” në plazhin e Velipojës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKAOS NË ZYRAT E GJENDJES CIVILE
Artikulli tjetërBARDULLA, FIRMOS PËR DY VITE ME VLLAZNINË