Me shumë të qeshura dhe duartrokitje u shoqerua edhe nata e tretë e festivalit mbarëkombëtar të humorit që po zhvillohet në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në këtë mbrëmje festive, morën pjesë edhe aktorët e humorit nga Shqipëria dhe Kosova, si Marin Organasi, Edi Oga dhe Valina Muçolli.

Edhe në natën e tretë, salla e teatrit “Migjeni” ishte e mbushur me spektatorë të cilët pëlqyen dhe duartrokitën estradën e Shkodrës dhe aktorët e ftuar, të cilët dhuruan emocion dhe të qeshura pafund.

Artikulli paraprakRRUGA “TODI GERMENJI” E MBULUAR NGA UJI
Artikulli tjetërPËRMIRËSIMI I TREGUT TË PUNËS NË LEZHË