Muzike e perzgjedhur nga autore te njohur boteror e performuar live nga artistet e Qendres Kulturore te Femijeve ne Lezhe i dha nje mbremje te vecante spektatoreve lezhjane qe tejmbushen sallen e pallatit te kultures.
E gjitha kjo vjen pas nje viti pune te vazhdueshem me femijet nga profesioniste te kenges dhe baletit duke prezantuar artin e kultivuar qe sipas Drejtoreshes se Qendres Kulturore te Femijeve ne Lezhe, eshte motivim per femijet dhe nxitje per ta qe te shohin drejt skenave akoma me te mëdha.
Ky event kulturor u vlerësua maksimalisht dhe nga drejtori rajonal i arsimit në Lezhë Hasan Muça sipas të cilit insitucionet arsimore po formojnë dhe edukojnë nxënësit edhe në fushen e artit dhe kultures.
Qendra Kulturore e Femijeve ne Lezhe ka mundur te mbledhe femije qe tashme jane evidentuar si potencial i rendesishem artistik jo vetem per qytetin por edhe pertej tij, ndersa jane bere dashuria e spektatoreve qe mbushin sallat per ti ndjekur ata.