Tërmeti solli frikë dhe panik tek qytetarët, duke bërë që një pjesë e qytetarëve ta kalojnë natën jashtë.

Por për të inkurajuar nënat e reja në një ditë si ajo e djeshmeja, mjekët dhe infermierët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’, u shfaqën duke kërcyer dhe argëtuar.

Mjekja Anika Dokle publikoi videon në profilin e saj dhe dha lajmin e bukur që 15 bebusha erdhën në jetë.

“Punë dhe mision.

Pritëm 15 bebusha si drita e yllit gjatë një dite ku përmasa njerëzore u ngrit në një nivel tjetër.

I gjithë personeli mjekësor dhe infermieristik në këmbë në mbrojte të jetës, pa lëvizur asnjë minutë nga gratë, nënat dhe bebet.

Krenari dhe mirënjohje!”, shkruan Dokle.

Artikulli paraprakSIZMIOLOGU ORMENI SHPJEGON SITUATËN: JANË SHËNUAR 297 GODITJE PREJ PASDITES SË DJESHME, LËKUNDJET DO VIJOJNË
Artikulli tjetërGODINA E KUVENDIT PREKET NGA TËRMETI, PËSON PLASARITJE NË MURIN E JASHTËM TË SAJ