National Geographic:Valbona,1 nga vendet ideale për të shijuar natyrën

National Geographic ka publikuar një shkrim në të cilën listohen nëntë vende ideale për të shijuar natyrën, por ajo që bie në sy është edhe fakti që një prej alternativave është Valbona. “Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, Veriu i Shqipërisë u shndërrua në “pjesën më të varfër të vendit më të varfër në Europë”, shprehet Catherine Bohne, e cila ka jetuar në Luginën e Valbonës thuajse një dekadë”, shkruan National Geographic. Më pas prestigjiozja bën një përshkrim të detajuar të natyrës veriore, duke filluar nga “Bjeshkët e Nemuna” deri tek shkëmbinjtë dhe pyjet e gjelbëruar të zonës. “Vetë qyteti është një fshat i vogël. Mënyra më e mirë për të shijuar qytetin është të vizitosh “Rilindjen”, një nga shtëpitë më të vjetra të pushimit. Aty do të gjeni ushqime tradicionale shqiptare, si specat, djathin e skuqur apo rakinë e shtëpisë, të cilat janë shoqërueset më të mira për të parë muzgun në luginë”, e mbyll shkrimin për Valbonën National Geographic.

Artikulli paraprakPOLICI E NDALON,SHQIPTARI ME MAKINE TE VJEDHUR E PERPLAS
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA ADEMI:DIFERENCA TE MEDHA INVESTIMESH PER BASHKITE