NATO i bëri sot thirrje Moskës të rinovojë urgjentisht marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i mundësoi Ukrainës të rifillojë eksportet e drithërave përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.

“Presidenti Putin duhet të ndalojë së armatosuri ushqimin dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të.”, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e kishin mirëpritur marrëveshjen e arritur me ndihmën e Turqisë”, vuri në dukje ajo.

“Këto eksporte kanë ndihmuar në uljen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën,” shtoi Lungescu, raporton Reuters

Artikulli paraprakEKZISTON NJË QYTET KU NUK LEJOHET TË VDESËSH, ZBULOJENI!
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 31 TETOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT