PAS 13 VITESH KONFLIKT, FORCAT LUFTARAKE TË NATO-S ULËN FLAMURIN E TYRE.Pas 13 vitesh konflikt në Afganistan, forcat luftarake të NATO-s ulën flamurin e tyre duke shënuar kështu tërheqjen përfundimtare nga një vend që vazhdon të jetë pre e një kryengritje të dhunshme.

NATO komunikoi detajet e ceremonisë në momentet e fundit për arsye të rrezikut për atentate apo sulme të armatosura nga ana e talebanëve, të cilët kanë sulmuar kryeqytetin afgan shumë herë gjatë viteve të fundit.Më 1 janar, misioni “Mbështetje e përfunduar” për ndihmën dhe stërvitjen e ushtrisë afgane, do të zërë vendin e misionit të NATO-s, me 12 500 trupa ushtarake. Forcat afgane të sigurisë tashmë numërojnë 350 mijë trupa, kundrejt 12 mijë që ishin në vitin 2002, dhe mund të garantojnë sigurinë përballë talebanëve, që sundonin vendin në vitet 1996-2001.Ceremonia u drejtua nga gjenerali amerikan John Campbell, komandant i Forca Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë nën komandën e NATO-s në ish-fortesën e shtabit të përgjithshëm të forcave në Kabul. 

Artikulli paraprakSITUATA NË RRUGËT E SHKODRËS, NGA DËBORA
Artikulli tjetërDAÇIÇ: PËR KOSOVËN DUHET LËSHUAR