NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikacionin e mediave sociale TikTok, në pajisjet e tyre të ofruara nga vetë aleanca ushtarake. NATO argumenton se ky vendimi po merret për çështje sigurie.

“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për përcaktimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar të biznesit. TikTok nuk është i aksesueshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë i aleancës ushtarake.

NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin për shqetësimet se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve të TikTok përmes kompanisë së saj mëmë kineze, Bytedance. SHBA, Britania, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera e kanë ndaluar tashmë aplikacionin nga pajisjet e lëshuara nga qeveria. Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Chew, u theksoi ligjvënësve amerikanë në fillim të këtij muaji se kompania është plotësisht e pavarur nga Pekini dhe tha se ai “nuk ka parë asnjë provë që qeveria kineze ka akses në ato të dhëna. Asnjëherë nuk na kanë kërkuar informacion dhe ne nuk kemi dhënë”.

Artikulli paraprakMUAJI I SHENJTË TË RAMAZANIT/ AMBASADORJA E IZRAELIT SHTRON IFTAR PËR AGJËRUESIT
Artikulli tjetërTËRMET I FORTË “SHKUND” GREQINË, KU ISHTE EPIQENDRA