Në konfliktin në Ukrainë, Rusia nuk i ka arritur qëllimet e saj. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të Aleancës në Berlin.

“Ne do të respektojmë vendimin e Suedisë dhe Finlandës. Nëse ata vendosin të bashkohen do të jetë një moment historik. Të jesh anëtar i Aleancës rrit sigurinë. NATO është e hapur dhe kundër çdo agresioni. Sot aleatët mbështesin Ukrainën, por forcimi i NATO-s është një punë afatgjatë që ka të bëjë edhe me veprimet e saj në të ardhmen”, shtoi ai, duke përsëritur sesi Kiev mund ta fitojë këtë luftë.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGËT E QYTETIT MBUSHEN ME TURISTË TË HUAJ
Artikulli tjetërBERISHA FIRMOSI LIVE MOCIONIN ME DEBAT PËR RAMËN, POR JA ÇFARË DOKUMENTI KA DORËZUAR RITHEMELIMI DHE LSI NË KUVEND