Paralajmërimet e shumta të ndërkombëtarëve, për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, janë konkretizuar ditën e sotme, me zbarkimin e batalionit italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga KFOR-i, ku përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deklaron se batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO.

“Më 5 dhjetor 2023, batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO KFOR. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosova.” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Artikulli paraprakKOPERAJ: PARTIA DEMOKRATIKE E KA PËRFUNDUAR MISIONIN E SAJ
Artikulli tjetërFORBES PUBLIKON LISTËN ME DHJETË SPORTISTËT MË TË PAGUAR NË BOTË