SHBA vazhdojnë të kërkojnë angazhim më të madh të evropianëve në NATO. Gjermania pohon se duhet të merren parasysh edhe kritere të tjera.

Në takimin e tij të parë me homologët në NATO, ministri i Jashtëm amerikan Rex Tillerson tha atë që edhe është pritur: Ai siguroi se Presidenti Donald Trump do të plotësojë obligimet ndaj NATO-s. Por Tillerson kërkoi nga partnerët një mbështetje më të madhe financiare. Një “disbalancë” e obligimeve në çështjet e sigurisë nuk mund të ekzistojë për një kohë të gjatë. Ai tha se deri në fund të vitit duhet të hartohen plane konkrete për veprim. Diplomatët e NATO-s e përshkruajnë paraqitjen e tij në Bruksel si një “mainstream”. Tillerson nuk përsëriti akuzat e Presidentit Trump, se NATO është vjetëruar në formën e tanishme dhe se partnerët nuk po i kryejnë obligimet e tyre. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka relativizuar pohimet se shtetet anëtare duhet të ndajnë 2% të GDP për mbrojtje. Në samitin e vitit 2014 është rënë dakord që gjërat të zhvillohen në këtë drejtim, tha Gabriel duke shtuar se ai nuk njeh asnjë politikan në Gjermani që do të mbështeste një buxhet prej 70 miliardë eurosh në vit për sektorin e mbrojtjes. “Kjo nuk është fare reale”, tha ai duke shtuar se Gjermania po angazhohet shumë edhe në sektorë të tjerë, siç është ai humanitar, dhe ai i refugjatëve.

Artikulli paraprakDHUNOHET AUTOBUZI I TIFOZEVE TE VLLAZNISE PAS NDESHJES ME TIRANEN
Artikulli tjetërMOURINHO KËRKON HYSAJ, GATI 50 MLN EURO PËR TË