NATO po vendos super aeroplanmbajtësen e cila quhet ‘Gerald R. Ford’. Kjo anije është më modernia amerikane në Mesdhe por jo vetëm, ajo është gjithashtu mjeti lundures më i madh ushtarak i të gjitha kohërave. BGerald R. Ford është 337 metra i gjatë dhe ka një kapacitet prej 100 mijë tonësh, por për të pasur një term krahasimi, luftanija gjermane Bismarck e Luftës së Dytë Botërore arriti në 50 mijë tonë.

Ford është i pari i gjeneratës së re të aeroplanmbajtësve, me një shtytje të përmirësuar bërthamore dhe mbi të gjitha me katapulta elektromagnetike novatore për të nisur aeroplanin, duke lejuar menaxhimin e aktivitetit të ngritjes në kushte të pafavorshme moti dhe me avionë më të mëdhenj. Ishte pikërisht zhvillimi i katapultave që vonoi hyrjen në shërbim të anijes, e cila zgjati gati pesë vite. Ajo u bë funksionale vetëm në vitin 2022 dhe tani po kryen misionin e saj të parë, e cila për momentin ndodhet në Mesdhe dhe së fundmi është larguar nga Egje për t’u nisur drejt detit Jon. Ford ka një ekuipazh të reduktuar prej 2600 marinarësh, më i ulët se ai i aeroplanmbajtësve të mëparshëm, duke llogaritur edhe personelin e përfshirë në komponentin ajror, ai mban gjithsej 4297 ushtarë. Në bord ndodhen 75 avionë dhe helikopterë, duke përfshirë rreth 60 avionë bombardues F-18 Hornet.

Gjatë kësaj ekspedite mesdhetare, Gerald Ford vepron nën urdhrat e zinxhirit komandues të NATO-s, për t’u integruar me njësitë e marinave të tjera, përfshirë atë italiane. Në bord ndodhen 75 avionë dhe helikopterë, duke përfshirë rreth 60 avionë bombardues F-18 Hornet.

Artikulli paraprakNGA LIDHJA ME OLIGARKUN RUS TE ÇËSHTJA ME SHQIPËRINË, CNN: MCGONIGAL NË BISEDIME PËR TË PRANUAR FAJIN
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË NJË LOKAL NË KOSOVË, NDËRRON JETË NJË PERSON