NATO po zhvillon manovrat më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë. Në stërvitje që po zhvillohet në Norvegji marrin pjesë 50 mijë trupa. Në stërvitjen masive marrin pjesë edhe efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore shqiptare.
Komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.
Qëllimi kryesor i “Trident Juncture 2018” është që të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës. NATO thotë se manovrat nuk janë akt agresioni dhe se ka ftuar Rusinë për të vëzhguar.