PREFEKTI RADOVANI: KEMI PROPOZUAR QË PAGESA E FATURAVE TË BËHET GRADUALISHT. Drejtoria e ALUIZNIT në Shkodër ka nisur shpërndarjen e lejeve të legalizimit për zonën informale “Mark Lula”. Drejtori Dodani thotë se është simbolike kjo ndarje dhe tregon se po ecet me ritmet e duhura.
Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani tha se mjediset aktuale të ALUIZNIT janë të pamjaftueshme. Zgjerim të ambjentit kërkoi edhe vetë drejtori Dodani. Prefekti ka bërë një propozim pë rata që nuk mund të paguajnë faturat për t’i dhënë mundësi që t’i shlyejnë gradualisht. Radovani mohon që ndarja e lejeve të legalizimit të jetë për efekt të fushatës elektorale. Një ditë më parë drejtori i ALUIZNIT Ardian Dodani tregoi për Star Plus zhbllokimin e zonës informale në lagjen “Mark Lula” dhe mundësinë për dhënien e lejeve të legalizimit.