Agim Doçi, poeti i lirisë së kombit shqiptar, autor i teksteve të pafundme të këngëve shqipe u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. I lindur dhe rritur në Shkodër deri në rininë e tij, Agim Doçi i cili ia kushtoi veprën e tij letrare atdheut dhe dashurisë pas një hemoragjie cerebrale nuk arriti të mbijetojë duke lënë pas zemrën artistike të tij si një pasuri e çmuar e artit shqiptar…

Edhe pse një mirditor i pastër në origjinë Shkodra për Agim Doçin ishte për të një dashuri e përjetshme…

Me qindra bashkëpunëtore, artistë e personalitete të politikës e më gjërë u tronditën nga ndarja nga jeta e kolosit të kulturës shqiptare. Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmimeve është dhe mbetet një prej autorëve më të suksesshëm. Teksti i këngës “Imazhi Yt” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në 2004, vit në të cilin vendi ynë arriti një prej renditjeve më të larta në vendin e 7-të ndërsa mori pjesë edhe me teksin e këngës “Më merr në ëndërr” të Kejsi Tolës në 2009-ën. Numëron mbi 3 mijë tekste këngësh të cilat janë të njohura dhe këndohen edhe në ditët e sotme. Kënga e famshme në kohën e luftës së Kosovës “A vritet pafajsia”, “Marshi i UÇK-së” mbajnë autorsinë e Agim Doçit. Star Plus i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë botës së artit për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe artistit shpirtmadh Agim Doçi.

Artikulli paraprakGARA PËR REKTOR, GJURAJ: ABSURDE QË NUK SHPALLEM FITUES
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR – VELIPOJË, PËRPLASEN 2 AUTOMJETE