Eshtë ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Agim Mujo, vëllai i artistes Yllka Mujo. Në moshë të njomë, Agimi luajti një sërë filmash edhe me motrën e tij, si Zeneli, në filmin “Malet në blerim mbuluar”.

Ai mbaroi studimet per pikturë dhe u shqua për talentin e tij në shumë ekspozita në Itali dhe Francë. Më dt.27 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite ne Paris, që ai nuk e arriti dot.

Agim Mujo vdiq në Romë, Itali, nga një atak kardiak, në shtetin ku jetonte prej vitit 1990, me hapjen e ambasadave.

Ish-bashkëshorti i Yllka Mujos, Gjergj Zaharia, ka publikuar lajmin e hidhur për kunatin e tij, me të cilin ka pasur miqësi dhe respekt në vazhdimësi.

Zaharia shkruan: “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo, vëllai i artistes Yllka Mujo. …”

Artikulli paraprakBURGJET PAS TËRMETEVE, MINISTRJA GJONAJ: SITUATA ËSHTË NËN KONTROLL
Artikulli tjetërTËRMETI NDAN MË DYSH PALLATIN,BANORËT NË QIELL TË HAPUR