Akademia e Shkencave ka njoftuar se është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare akademiku Alfred Uçi.

Profesor Alfred Uçi vdiq sot në mëngjes pas një sëmundje që vuante prej disa kohësh. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të filozofisë, estetikës dhe të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e Akademisë. Ceremonitë në nderim të akademikut do të mbahen ditën e enjte, datë 27 tetor 2016, nga ora 11.00-12.00 në Akademinë e Shkencave.

Artikulli paraprakRRËFIM – ARBEN PARMEZA
Artikulli tjetërAPPLE ZBULON AKSIDENTALISHT PRODUKTIN E RI