Ndahet nga jeta aktori shkodran Lazër Filipi, ka luajtur “Leninin”

Është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të premte në moshën 95-vjeçare, aktori i njohur shkodran, Lazër Filipi..Ai ka qene aktor I Teatrit Kombetar , Laureat I Çmimit te Rpublikes dhe pedagog ne Akademine e Arteve ne Tirabe.Ka lindur me 7 shkurt 1921 ne Shirq te Shkodres,ishte pjesmarres ne Luften Antifashiste dhe u aktivizua ne teatrin partizan.Me 1945 filloi ne tatrin kombetar ndersa ne 1947-1950 kreu studimet e larta per aktor ne Prage te Çekosllovkise.Ka interpretuar mbi 80 role ne taetar e kinematografi ku spikat I I Leninit tek drama “Oret e Kremlimnit”. Te njohura janë dhe interpretimet e tij ne rolet e Ali Pashe Tepelenes, Shaqo Bregut,Dash Cungelit apo dhe “Napolonit”. Aktori ka luajtur në teatër dhe në filma role me një profil të veçantë ku ka spikatur për korrektësinë në interpretim dhe detaje. Aktori jetonte në Tiranë bashkë me familjen e tij. Kush ishte aktori Lazër Filipi? Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan, në 1943-shin. Në vitin 1945 vjen aktor në ish-Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947-1950 kreu studimet në Çeki. Gjatë karrierës së tij interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi, si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artistikë në kinematografi. Doli në pension më 1977-ën, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashë Tepelenën, dhe në 2005-ën Napoleon Bonapartin nga drama e Aleksandër Moisiut.

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGOR ME PASOJË VDEKJE, NË PRANGA AUTORI
Artikulli tjetërZVICRA VOTON LIGJIN PËR EMIGRANTËT, FRIKË PËR PRISHJEN E MARRËDHËNIEVE ME BE