HOMAZHET NË NDERIM TË EMRIT TË NJOHUR, NË ORËN 18:30 NË TEATRIN MIGJENI. U nda nga jeta artisti dhe sportisti – Zyhdi Smail Barbullushi.- Zyhdi Barbullushi lindi ne Shkodër në vitin1926, në një familje qytetare me tradita atdhedashëse. Ai ishte një figurë komplekse, I cili shkëlqeu në disa fusha sic janë ato të artit dhe sportit .

Hapat e parë Zyhdi Barbullushi I hedh si një artist në fushen e muzikës, ku dallohej për interpretimin në Fizamornikë dhe më vonë si kompozitor Më vonë krahas fizarmonikës, Zyhdi Barbullushin e gjejmë të arrijë rrezultate të larta në fushen e sportit . Ai ushtroi dhe u dallua në disa disiplina sportive sic janë , bilardo, futboll, not etj. Karriera e tij futbollistike do të arrinte majat në vitin 1945-’46, si pjestar i ekipit të parë kampion Vllaznia në kampinatet e para të pas luftës, dhe si pjestar I ekipit kombëtar në rolin e sulmuesit. Ndërkohë që karrieren e tij më të gjatë dhe plot suksese ai e arriti edhe në fushen e artit, si interpretues I Fizarmonikës, por edhe si aranzhues, kompozitor etj Si fizarmoncist, Zyhdi Barbullushi, i ka pasur të rrallë shokët. Në estradën profesioniste të Shkodrës,u vlerësua si një mjeshtër vituoz në interpretim ku spektatori nuk ia ka kursyer kurrë duartrokitjet, veçanarisht në pjesët solo, që ai i ekzekutonte me aq pasion. Zyhdi Barbullushi dha një kontribut shumë të rëndësishëm edhe në kompozimim dhe aranxhimin e këngës popullore, pasi shumë këngë të kënduara në festivalet e këngës popullor në Shkodër dhe programet e estradës së teatrit Migjeni, mbajnë firmen e Zyhdi Barbullushit. Këte firmë e mbajnë edhe shumë këngë për fëmijë dhe të rritur. Ai punoi edhe si pedagog i instrumentit fizarmonikë për shumë vite në shkollën kombëtare artistike Prenk Jakova, nga ku edhe doli në pension. Pasi daljes në pension, Zyhdi Barbullushi iu kushtua botimit të librit të tij të parë të titulluar “Një jetë në mes të artit dhe sportit” me kujtime nga aktivitetet e tija të shumta me një dokumentacion të pasur fotografik. Për kontributin e tij në fushat e Artit dhe Sportit ai u dekorua me tituj nderi nga Institucionet vendore dhe më gjërë . Me vdekjen e Zyhdi Barbullushit, familja humbi njeriun e dashur, qyteti humbi një ish-sportit dhe një artist vituoz dhe të paharrueshëm .

Artikulli paraprakVIDEO SKANDAL NE SHTEPINE E FEMIJEVE NE SHKODER
Artikulli tjetërTEK VLLAZNIA PRESIN DHE 8 FUTBOLLISTË