Është ndarë nga jeta biznesmeni i njohur shkodran Dede Fushaj. Biznesmeni Fushaj u nda nga jeta ne moshen 82 vjeçare. Dede Fushaj ishte pjesë e “Colosseo Group” në Shkodër dhe Tiranë etj duke dhënë një kontribut të çmuar që në hapat e parë të ndërtimit të kësaj kompanie të rëndësishme si “Colosseo Group” në Shkodër dhe Tiranë si dhe vijoi deri në ditët e fundit kur ndërroi jetë. Dedë Fushaj është bashkëshorti i File Fushaj si dhe babai i Pjerinit, Valterit, Nikolinit dhe Dianës. Vëllai i Ndues dhe të ndjerve Fran, Rrok, Mare dhe Sofi. Dedë Fushaj është axha i Toninit, Lulit, Paulinit, Eduardit dhe Alfonsit si dhe daja i Zef, Vitor e Val Grimci dhe Marjan e Fred Gjindoda, dhëndrri i Palok dhe Gjergj Bujaj. Dedë Fushaj është vjehrri i Almës, Mirelës. Meritës, dhe Aleksandër Medha si dhe gjyshi i Klaudios, Alvaros, Tonatos, Emanuelës, Silvit, Stefit dhe Sindi Fushaj dhe Daniel e Matilda Medha. Djemtë e Dedë Fushaj po ashtu janë biznesmenë të njohur si dhe pronarë të televizionit më të madh rajonal në Shqipëri, Star Plus TV në Shkodër dhe qytetin e Lezhës. Pritja për të ndjerin Dedë Fushaj do të bëhet që nga 6 gushti pas orës 16:00 tek restorant Orlando në Shkodër. Po ashtu varrimi për biznesmenin Dedë Fushaj do të bëhet më 7 gusht në orën 14:00 tek varrezat katolike të Rrmajit. Dedë Fushaj përveçse një biznesmen i njohur në Shkodër, Tiranë dhe më gjërë ishte edhe një familjar i devotshëm por la një emër të mirë për gjatë gjithë jetës kudo edhe në rrethin e gjërë shoqëror duke u njohur për bujarinë, harmoninë por edhe sakrificat në ndërtimin e rrugës së biznesit dhe gjithçka tjetër që la pas. I gjithë stafi i Star Plus Televizion bashkohet me dhimbjen e familjes Fushaj për humbjen e njeriut të tyre të dashur duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta në këtë ditë të vështirë për familjen, miqtë dhe të afërmit. Dedë Fushaj do të mbesë gjatë në kujtesë për kontributin e tij si biznesmen i njohur.