Është ndarë parakohe nga jeta ish-balerina dhe moderatorja shqiptare Hueyda El Saied.
Hueyda El Saied, 46 vjeç, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.
Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me djalin e saj të vogël.
Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.
Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.