Ish-zyrtari i lartë i shtetit shqiptar, Sokol Baraj, është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.
Baraj ka drejtuar Policinë e Shtetit në periudhën më të vështirë të saj, pra bëhet fjalë për periudhën e trazirave të vitit 1997.
Ai u emërua në krye të dikasterit në korrik 1997, duke mbajtur kështu dy poste, atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Suksesi më i madh që Baraj arriti ishte shkatërrimi i bandave që kishin mësyrë vendin gjatë trazirave.
Ai u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.