Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça.

Muça u nda nga jeta pas mesnatës dhe lajmin e dhanë familjarë dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Babai i tij ka qenë Imam deri në momentin e ndërrimit jetë në fshatin e lindjes. Me fillimin e proceseve demokratike, është angazhuar totalisht në shërbim të Islamit dhe ringritjen e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Karriera e tij fetare ka nisur në vitin 1992, ku ai ka shpërbyer si Inspektor Arsimi në Komunitetin Mysliman deri ne vitin 1994. Po në këtë vit, Muça mban për 4 muaj detyrën e myftiut të Elbasanit, ndërsa në vitin 1994-1995 ka qenë myftiu i Lezhës dhe Vlorës. Në 1995 deri ne Mars 2004 mbajti postin e Shefit te personelit në KMSH dhe në Mars 2004 mori detyrën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në 2014.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, SHIRA TË DENDUR DHE ULJE TEMPERATURASH
Artikulli tjetërSHTOHEN SPORTELET E SHITJES SË BILETAVE PËR NDESHJEN VLLAZNIA – FLAMURTARI