Sporti i volejbollit por edhe ai shkodran është në zi. Një prej ish-volejbollisteve të njohura të Vllaznisë Alda Kaçorri është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Kaçorri pas një infarkti të zemrës është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare. Ish-volejbollistja e Vllaznisë ka dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër dhe gjatë një ore mësimi të lëndën e edukimit fizik në mënyrë të befasishme ka pësuar infarktin në zemër duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërhyrja nga stafi ka qenë e shpejtë por gjithçka kishte marrë fund vetëm për pak sekonda. Alda Kaçorri përveçse një ish-volejbolliste e njohur e Vllaznisë ka drejtuar edhe ekipin e të rejave të volejbollit duke dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen e volejbollisteve të reja të Vllaznisë. Alda Kaçorri ka lindur në vitin 1963 në Shkodër dhe që në moshë të vogël ka nisur të luaj volejboll. Që në moshën 10 vjeçe angazhohet me moshat e Vllaznisë për të kaluar më pas tek ekipi i të rejave. Në sezonin 78-79 është shpallur kampione kombëtare me të rejat dhe më pas ka kaluar tek ekipi i të rriturave. Luan me Vllazninë për 12 vite me radhë deri në vitin 1991 pa u shkëputur asnjëherë duke qenë pjesëmarrëse në çdo aktivitet kombëtar. Kaçorri ishte një bllokuese dhe shutere e mirë në radhët e Vllaznisë, skuadër e cila atëherë garonte denjësisht me ekipet e kryeqytetit dhe më gjërë duke i dhënë tonin volejbollit. Vitet e fundit u angazhua me ekipin e të rejave duke qenë pretendente për fitimin e titullit kampion por fatkeqësisht gjithçka ndërpritet në mes duke na dhënë lamtumirën në mënyrë të papritur. Star Plus i shpreh ngushëllimet familjarëve të ish-volejbollistes dhe trajneres Aldo Kaçorri.

Artikulli paraprakSHOQATA E BASHKIVE VLERËSON RAPORTIN E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërPROÇESIONI I MARTIRËVE, TË PREMTEN NË ORËN 19:00 NË SHKODËR