Veterani i kinemasë John Gavin është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Aktori i njohur amerikan u bë i famshëm për rolet e tij në filmin historik ”Spartacus” dhe atë horror ”Psycho”.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Beverli Hills, Kaliforni”, pasi vuante prej kohësh nga leucemia. Përveç rolit të tij, Sam Loomis, te horrori i Alfred Hitchcockut “Psycho”, ai shkëlqeu edhe te thrilleri i David Millerit ”Midnight Lace”, te drama e Douglas Sirkut “Imitation of Life”, ndërkohë që luajti edhe Jul Cezarin te filmi i Stanley Kubrick “Spartacus”. Gavin ka qenë edhe ambasador i SHBA-së në Meksikë gjatë presidencës së Ronald Reagan.