Këngëtari I njohur shqiptar Lindon Camaj është ndarë nga jeta mbrëmjen e së shtunës. Pas një përballje të vështirë, një sëmundje I mori jetën këngëtarit të mirënjohur nga Tuzi. Këngëtari Lindon Camaj prej vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty edhe ku u mposht nga sëmundja e pashërueshme. Ai njihet si një nga këngëtarët më të mirë të veriut të Shqipërisë, ndërsa publikoi këngë që I rezistuan viteve dhe ndryshimeve që pësoi muzika përgjatë dekadave. Lindon Camaj publikoi me dhjetëra këngë të cilat sot dëgjohen edhe sot në festa të ndryshme. Lindon Camaj I këndoi edhe një prej plagëve të Shqipërisë, emigrimit. Përmes teksteve tëshkruara nga vetë ai, këngëtari I mirënjohur I këndoi vuajtjeve të të rinjve në emigrim dhe dhimbjen e prindërve në vendlindje. Lindon Camaj bashkëpunoi edhe me aktorin e mirënjohur Çun Lajçi për të sjellë edhe në vitin 2019 një nga këngët e tij të fundit, sërish dedikuar të rinjve emigrantë në vende të tjera. Një lidhje të veçantë, këngëtari nga Tuzi pati edhe me qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në dhjetëra aktivitete kulturore. Star Plus I shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen e parakohshme të këngëtarit të mirënjohur Lindon Camaj

Artikulli paraprakEKSPOZITA “PAK SKOCI NË SHKODËR”
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON MIQËSOREN NDAJ TIRANËS