Ndahet nga jeta Ludovik Dega, një nga figurat më aktive të viteve të tranzicionit në Shkodër. Biku, siç e njihnin dhe thërrisnin të gjithë, është ndër themeluesit e parë të PD-së Shkodër dhe në vijim, një nga drejtuesit më jetëgjatë në pozicione të ndryshme.

Nga viti 1990 e në vazhdim, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, duke qenë për vite me rradhë këshilltar. Biku ka qenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha lëvizjet demokratike në Shkodër por edhe në momente të tjera të rëndësishme të zhvillimeve politike e sociale me impakt lokal dhe kombëtar.

Pavarësisht problemeve shendetësore që e kanë shqetësuar herë pas here, Biku është perpjekur dhe ia ka dalë të jetë gjithmonë aktiv. Ludovik Dega largohet nga kjo botë në moshën 77 vjeç duke lënë pas edhe kujtimin e një qytetari të mirë që u përpoq me të gjitha mënyrat të jepte kontributin e tij, i cili sot mund të thuhet se nuk ishte aq modest por mjaft i rëndësishëm për kohën.

Homazhet në nderim të të ndjerit, do të mbahen në mjediset e Këshillit të Qarkut Shkodër paraditen e sotme (merkure). Star Plus Tv i shpreh ngushllimet e veta familjes, miqve dhe të njohurve të Ludovik Deges.

Artikulli paraprakSTOLI I KOMBËTARES, DUKA NEGOCION ME ISH-TRAJNERIN E ITALISË
Artikulli tjetërVRASJA E NARD POLISË, “ARREST ME BURG” PER TRE TE ARRESTUARIT