Futbolli shqiptar ka humbur sot një nga personazhet më personifikues të këtij sporti. Miço Papadhopuli në moshën 87-vjeçare është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale, duke hidhëruar familjarët, të gjithë botën e sportit, por jo vetëm.

Në karrierën e tij ai spikati me Partizanin ku fitoi gjashtë tituj kampion, ndërsa luajti edhe me përfaqësuesen kuqezi.

Pas futbollit Miço shkëlqeu edhe si drejtues, teksa për një periudhë ka qenë presidenti I federatës së futbollit, ndërsa së fundmi mbajti postin edhe të presidentit të nderit. Ndërkohë në nder të tij janë dhënë edhe titujt ‘mjeshtër i madh’ dhe mjeshtër I merituar’.

Duke filluar nga ora 12 janë mbajtur edhe homazhet në Muzeun Kombëtar, ku të pranishëm ishin shumë figura të sportit dhe të futbollit në përgjithësi, ndërsa nuk munguan as figura të politikës.

Tomorr Shehu, ish-futbollist i Partizanit: “Ne i japim lamtumirën një njeriu që kontriboi shumë për futbollin, ç’të të them tjetër për Miçon?! Njeri humanist, njeri i dashur, njeri që i afronte të rinjt. Mundohej si e si t’I integronte në lojën e fundit. Jo më kot i thërrisnim edhe me pseudonimin ‘daja’.”

Iljaz Çeço, ish-futbollist i Dinamos: “I shprehim ngushëllimet familjes Papadhopuli për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ka qenë një person jo vetëm që lozte futboll, por edhe intelektual. Në atë kohë ka qenë një mga mbrojtësit më elestik falë edhe përgatitjeve të tij që në fëmijëri.”

Shyqyri Rreli, ish-futbollist dhe trajner i Tiranës: “Ishte një lajm I hidhur ai që mori sot, sepse më iku një shok I ngushtë. Kemi patur një jetë të përbashkët qoftë në sport qoftë në rrugën petagogjike. Kemi qenë të afruar sepse Miço kishte dashamirësi, kultur, mirësjellje.

Ka qenë një kontribues i mirë I futbollit, qoftë si lojtar qoftë dhe drejtues. Jap ngushëllimet e mija për familjen sepse Miço shkon si njeri i nderuar.”
Trupi i Miço ppadhopulit do të prehet në varrezat e sharrës.

Artikulli paraprakKAPJA E TESILVAN BASHO, LLESHAJ: VULLNETI POLITIK PËR LUFTËN KUNDËR KRIMIT, ËSHTË I PAEPUR
Artikulli tjetër100 TË RIATDHESUAR NGA FRANCA, BELGJIKA E GJERMANIA