Ndahet nga jeta piktori Gjelosh Gjokaj Themelues i shkollës së artit pamor dhe grafikës në Prishtinë
Shuhet një ndër ikonat e pikturës shqiptare, Gjelosh Gjokaj. 83 vjeçari, themeluesi i shkollës së artit pamor dhe grafikës në Prishtinë, ka lënë pas një thesar të pikturës moderne shqiptare me një fond prej më shumë se tre mijë piktura dhe grafika. Piktori i njohur Gjelosh Gjokaj ka ndërruar jetë në spitalin e Bayernit në Gjermani. Gjokaj ishte themelues i shkollës së artit pamor e grafikës në Prishtinë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Gjokaj lindi në vitin 1933 në Mal të Zi. Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas studimet e larta në Akademine e Arteve I kreu në Beograd. Gjelosh Gjokaj la pas më shumë se tre mijë vepra në pikture dhe grafikë. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë me pas u zhvendos ne Gjermanai por nje pjesë të kohës e kalonte në vendlindje, në Milesh. Ne shkurt të vitit 2011 Gjelosh Gjokaj punimet e tij i prezantoi dhe ne Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë në një ekspozitë me titullin “Shejza”. Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit Gjelosh Gjokaj. Në një status në rrjetin social facebook Rama shkruan “ADDIO MAESTRO” ndërsa thekson “Mik si vëlla i Martin Camajt, Gjelosh Gjokaj na ka lënë një koleksion perlash të dala prej gurrës së kësaj miqësie mes poetit e piktorit, ndërsa thesarit të trashëgimisë sonë artistike i ka lënë një vepër të tërë dinjitoze. Ndarja e tij nga jeta është e trishtueshme, pasi ndërpret një fazë tejet interesante ku kishte hyrë krijimtaria e tij, në moshën që Pikaso e quante ideale për t’u rikthyer në fëmijë! “ shkruan kryeministri i cili thotë se humbja e piktorit e trishton dhe personalisht pasi me të e lidh një miqësi e lindur në fillim të viteve 90 kur studionte në Ausburg.