Familja e Jules Bianchi bëri të ditur ndarjen nga jeta të pilotit francez, për shkak të plagëve të marra në kokë gjatë Çmimit të Madh të Japonisë në vitin e kaluar. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet llogarisë personale të pilotit francez në “Tëitter” duke u konfirmuar më pas edhe nga skuadra Manor. Biamchi 25 vjeç ishte në gjendje kome që nga 5 tetori i vitit të kaluar kur makina e tij u përplas me një traktor që po transportonte një makinë jashtë piste.

Në deklaratën e familjes së Jules shkruhej: “Jules luftoi deri në fund, ashtu siç ka bërë gjithmonë, por sot betejës së tij i erdhi fundi. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme. Duam të falënderojmë stafin mjekësor të spitalit që u kujdes për të me dashuri dhe dedikim, falënderojmë edhe personelin e qëndroës mjekësore të prefekturës së Mie në Japoni që u kujdesën për Jules menjëherë pas aksidentit, ashtu si të gjithë mjekët e tjerë që u përfshinë në kurmin e Jules gjatë muajve të fundit”.
“Për më tepër, falënderojmë kolegët, miqtë, tifozët e Jules dhe të gjithë ata që treguan afeksionin e tyre ndaj tij në muajt e fundit. Na dhanë forcë të madhe dhe na ndihmuan në momentet e vështira. Leximi i shumë mesazheve na bënë të kuptojmë se sa shumë Jules kishte arritur të prekte zemrat e njerëzve në të gjithë botën. Në fund duam t’iu kërkojmë që privacia jonë të respektohet në këtë moment të vështirë”, – përfundon deklarata e familjes Bianchi.

Artikulli paraprakSULMI SHKODRAN, EMRAT E MERKATOS FLASIN PËR RIBAJ – KRUJA
Artikulli tjetërDYSHOHEN PËR VJEDHJE, ARRESTOHEN DY SHTETAS