Të dielën skaudra kuqeblu udhëton drejtë Durrësit për në takimin e rradhës ndaj Teutës. Kjo ndeshje llogaritet jo e thjeshtë për shkodranët por ama traineri Ernest Gjoka shprehet se janë përgatitur për të sjellë edhe pikët e envojshme në skuadër.
Sipas Gjokës po punohet shumë për ndryshimin e mentalitetit të skuadrës por kjo është diçka që kërkon kohën e saj. Për Vllazninë skuadra e Teutës nuk është një ekip i thjeshtë pasi trainer i kuqebluve shprehet se po mos të tregohen te kujdesshëm durrsakët mund të shënojnë. Në ndeshjen ndaj Teutës do të mungojë vetëm mesfushori Ardit krymi ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës do të jetë në dispozicion.
Traineri Gjoka ndër të tjera shprehet se po punohet përsa i përket repartit të sulmit. Për trainerin Ernest Gjoka në ndeshjen ndaj Teutës nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.