Vllaznia ditën e dielë do të udhëtojnë drejtë Durrësit ku do të ndeshen me Teutën e duket se për ekipin shkodranë në këtë takim dëshiron të marrë fitoren.

Teuta fitoi ndaj Vllaznis në “Loro Boriçi” në javën e dytë të kampionatit rezultat ky që akoma djeg për kuqeblutë e kjo justifikon edhe stërvitjen intensive që kanë zhvilluar skuadra deri më tani. Por duke marrë parasyshë që Vllaznia në vazhdim e pret një kalendarë jo pak i ngjeshur pasi të mërkurën e ardhshme do përballet më Lushnjen në Shkodër ndeshje kjo që duhet të fitohet patjetër. Trajneri Ernest Gjoka është shprehur se po punohet fort për rritjen e parametrave fizik të lojtarëve dhe se ecuria e deritanishme është e kënaqshme .

Për Gjokën si një ndër problemet e ekipit është edhe mentaliteti i skuadrës kur futen në fushë ku trainer i kuqebluve shpreht se tashmë duhet të kalojnë tek fitorja. Siç dihet ekipit të Vllaznisë i janë bashkuar në stërvitje edhe disa futbollistë të tjerë nga Vllaznia B si Arsen Hajdari dhe Samet Ruçi si edhe Senad Hysenaj nga U-19 ku në të ardhmen ndoshta do të mund të jenë pjesë e Vllaznisë duke bërë që ekipi të rikthehet në ditët e saj të lavdishme. Tashmë edhe pse rezultatet akoma nuk kanë folur në favor të trainerit Gjoka shpresohet shumë që në vazhdim dhe fryma e re e sjellë në skuadrë të japë edhe frytet e veta.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B NDAJ ERZENIT SHPRESOJMË NË FITORE
Artikulli tjetërMIKOPULA: HUMBËM ME TIRANËN POR KAMPIONATI VAZHDON