Përpara godinës së SPAK, po mbahet protestë nga Partia e Lirisë për lirimin e presidentit të PL Ilir Meta, i cili po mbahet në “arrest me burg”. Mbështetësit mbanin pankarta të ndryshme, ndër të tjera edhe “ndal burgimeve politike”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi lexoi mesazhin e Metës. Ai tha se sot është vrarë besimi tek drejtësia.

“Jemi këtu për një mision kombëtar për një drejtësi të pavarur. SPAK është bunkeri i fundit i qeverisë së Ramës. Është vrarë besimi tek drejtësia. Sot kemi në pushtet një narko-qeveri, më të korruptuarën e Europës. Kjo drejtësi mbylli dosjen e Dibrës, Elbasanit. Rama ka blerë dhe ka grabitur zgjedhjet. SPAK është kthyer në oksigjen për Rilindjen.

SPAK mbyll sytë përpara kullave të drogës dhe korrupsionit shtetëror, të lidhur me afera ndërkombëtare, si ajo McGonigal. SPAK është mbrojtësi i tradhtisë kombëtare, me mosveprimet e tij, përballë denoncimeve shokuese. Me inceneratorin e Tiranës është vjedhur pa maska. Opozita po persekutohet politikisht, përmes hetimeve të montuara”, tha Blushi.

Artikulli paraprakCEREMONIA NË NDERIM TË SAMI REPISHTIT, NDOU: SHKODRA DO TA KUJTOJË E NDEROJË GJITHMONË
Artikulli tjetërBERISHA: PD DO TË FALË TË GJITHA GJOBAT PËR ENERGJINË DHE UJIN! DO DËMSHPËRBLEHEN TË GJITHA GJOBAT PËR NDËRTIMET PA LEJE