PSIKOLOGU I SHKOLLËS: 7 FËMIJË NUK VIJNË NË SHKOLLË NGA NGUJIMI. “Ndal gjakmarrjes”. Kjo ka qenë motoja e një aktiviteti të zhvilluar në fshatin Bardhaj të Komunës Rrethina, një prej fshatrave më të prekur nga ky fenomen në Qarkun Shkodër. Psikologu Arvios Fishta shprehet se 13 fëmijë shkojnë në shkollë edhe pse familjet e tyre kanë probleme me gjakmarrjen ndërsa 7 të tjerë nuk vijnë në shkollë por mësuesit shkojnë në shtëpitë e tyre.

Mësuesja Mira Pjetri thotë se brenda mundësive për fëmijët që janë të prekur nga gjakmarrja kanë një vëmendje më të madhe. Fenomeni I gjakmarrjes në fshatra të tillë edhe pse vitet e fundit ka njohur një rënie sërish vijon të mbetet një shqetësim madhor duke qenë se këto familje kanë probleme të mëdha sociale.

Artikulli paraprakBIZNESMENIA RIKONSTRUKTON SHTËPINË E NJË JETIMI
Artikulli tjetërMETODAT BASHKËKOHORE TË MËSIMDHËNIES