Sipas anketës së kryer nga INSTAT për vitin 2021, Ndërmarrjet kanë shtuar shitjet neto dhe kanë ulur investimet Tek ndërmarrjet nuk përfshihet sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Në Shqipëri operojnë gjithsej 104.031 mijë ndërmarrje që prodhojnë të mira dhe shërbime, një rritje me 1,4 % nga viti pandemik. Struktura e ndërmarrje në pjesën më të madhe përbëhet nga sektori i tregtisë me 38,3% ndjekur nga shërbimet me 24,6% të totalit.

Pjesa më e vogël përfaqësohet nga industria nxjerrëse dhe kompanitë energjike, ndërsa nga prodhuesit e të mirave peshën më të madhe e mban sektori i përpunimit dhe ndërtimit. Indikatorët kryesorë si xhiroja e bizneseve, është rritur në volum me 23,5%, gjithashtu, edhe numri i të punësuarve nga ndërmarrjet u rrit me 3%, por bizneset ndalën investimet në masën 10%. Rënia e investimeve është parë dhe tek struktura e kredisë, ku bizneset më së shumti kanë marrë overdrafte për të pasur likuiditet dhe jo për të blera pajisje dhe makineri.

Tregtia dhe sektori i energjisë elektrike, kanë kontribuar më shumë në rritjen e xhiros, si edhe tek numri i njerëzve që kanë punësuar. Në Shqipëri ndërmarrjet me 1-4 punonjës janë 85.9% e numrit total të ndërmarrjeve, ndërsa me mbi 50 të punësuar përbëjnë vetëm 1.3%.

Artikulli paraprak11 DITË NË TURQI PËR TË NDIHMUAR TË PREKURIT NGA TËRMETI, SKUADRAT E KËRKIM SHPËTIMIT KTHEHEN NË SHQIPËRI!
Artikulli tjetërENDE KA SHPRESË! FORCAT E KËRKIMIT-SHPËTIMIT NË TURQI NË LUFTË ME KOHËN, TENTOJNË TË NXJERRIN ENDE NJERËZ TË GJALLË NGA RRËNOJAT