Shkodër

Në vijim të operacionit “Ndalesa Fundit”, kapet dhe arrestohet një person i shpallur në kërkim

Sot me datë 24.03.2018 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor “Ndalesa e Fundit” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakSHKODRA ‘NËN’ UJË PREJ JAVËSH, MM JEP TË DHËNAT E FUNDIT, XHAÇKA-ADEMIT: MJAFT ME PROPAGANDË BOSHE
Artikulli tjetërNESËR NDRYSHON ORA, SHKON 60 MINUTA PARA