Ardhjet e kryeministrit Edi Rama në Shkodër kohët e fundit nuk po shkojnë asnjëherë siç duhet. Teksa po hynte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në shkallët hyrëse një person hapi një banderolë ku shkruhej e cila kishte të bënte me lejimin e gjuetisë.

Sapo ka nisur ta hapë banderolën kanë ndërhyrë gardistët të cilët nuk e kanë lejuar dhe kanë tentuar edhe ta shoqërojnë në polici. Ky person që tentoi t’i tërheqë vëmendjen kryeministrit është Hasan Jera, një këshilltar i shoqatës së gjuetarëve “Vllaznia”, shoqatë e cila do të zhvillojë edhe një protestë kundër moratoriumit të gjuetisë. Pasi nuk u lejua të hapte banderolën Jera u shpreh i revoltuar. Në banderolë shkruhej “Në Shkodër të hapet gjuetia, z.Kryeministër banu burrë, mbaje fjalën që ke dhanë” por këshilltari i shoqatës së gjuetarëve nuk arriti ta çonte deri në fund misionin e tij ndërsa gjuetarët kanë paralajmëruar protestën duke qenë rreptësisht kundër moratoriumit që është vendosur për gjuetinë.

Artikulli paraprakTIRANË, PLAGOSET ME ARMË PUNONJËSI I POLICISË
Artikulli tjetërSHEJTËRIMI I NËNË TEREZËS, MASSAFRA: ËSHTË NJË DITË HISTORIKE