rupe xhihadiste si Shteti Islamik mund ta përdorin vendimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane si një mënyrë për rekrutuar mbështetës, sipas disa analistëve që vënë në dukje përpjekjet e organizatës terroriste për të zgjeruar ndikimin.
Grupi i zbulimit SITE, një organizatë vëzhguese me qendër në Shtetet e Bashkuara, shkruan se xhihadistët kanë thënë se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, nxorri në pah “urrejtjen e Amerikës ndaj myslimanëve”. Shtëpia e Bardhë ka thënë se kufizimet janë bërë për arsye sigurie dhe për mbrojtjen e kufirit amerikan. Eksperti i shkencave politike i Korporatës Rand, Jonah Blank thotë se Shteti Islamik po e përdor këtë çështje si një instrument rekrutimi. “ISIL-i ka filluar ta përdorë vendimin për kufizime të udhëtimit dhe përkrahësit e tij e kanë përdorur në media sociale”, thotë ai.