Arrestimi nga policia Armando Ndrecesi vëllait të deputetit të Partisë Socialiste si i përfshire në kultivimin e bimeve narkotike në zonen e Kashnjetit në Lezhë, ishte i paligjshem.Në këtë konkluzion ka dalë edhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshem Tiranë, e cila la në fuqi vendimin e gjykatës së Lezhës, e cila kishte lënë të lire 32-vjeçarin Ndreca.Me këtë vendim edhe apeli “rrëzoi” Policinë e Lezhës, e cila arrestoi vëllain e deputetit pa prova bindëse që të jetë i përfshire në kultivimin e bimeve barkotike.Ndërsa Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët u kapen në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kultivimin e bimeve narkotike vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërsa ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Lezhës në kuader të kontrolleve të territorit kunder kunder kultivimit të droges.
Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.