Deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari, zbardh takimin e zhvilluar paraditen e sotme me Presidentin Ilir Meta.

Deputetja Hajdari shkruan në “Facebook” se i ka kërkuar Metës, dhe më pas do ia kërkojë edhe Edi Ramës, të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike, që ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë.

“I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.

Ka ardhur koha që kjo të marrë fund. Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet. Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta”, shkruan Hajdari.

foto galeri

Artikulli paraprakBASHA: VENDI ËSHTË ZHYTUR NË PALIGJSHMËRI
Artikulli tjetërRREZIKOHEJ JETA E BANORËVE, OSHEE VENDOS LINJËN E RE