Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër, u bë ndalimi i shtetasve në kërkim : Në vijim të komunikatë së datës 10.07.2015, që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetases A.P., në Shkodër, më datë 16.09.2015, u bë kapja e shtetasit në kërkim :

Besmir Gjonaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 4 vite burg për veprën penale « Vjedhje me dhunë ». Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka lëshuar urdhërin e ndalimit të datës 16.09.2015 dhe i shpallur në kërkim nga D.P.Q Shkodër me shkresen Nr 7064, datë 16.09.2015. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. -Kol Kroni, 56 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me shkresë Nr.462 datë 03.06.2015, ka lëshuar urdhërin e ndalimit për veprën penale të « Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake », parashikuar nga Neni 238 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPËRÇARJA, PS-LSI KOALICION APO DASHURI ME URREJTJE?!
Artikulli tjetërSULMOHET MONUMENTI I 2 PRILLIT NGA KEQBËRËSIT