Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e dy shtetasve me akuzën e dhunës në familje.
Uniformat blu bënë ndalimin e shtetasit Besnik Dashhana, 31 vjeç banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 21.12.2016, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases G.D, 28 vjeçe. Po kështu u ndalua dhe shtetasi Refit Tërnova, 39 vjeç, banues në Elbasan Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi më datë 10.01.2017, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases S.T, 50 vjeçe Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.