Itali, kapen 10 shqiptarë, Kapot e drogës e prostitucionit.Sekuestro kanabisit, vlera disa milione euro.Kapen 2 shqiptarë, banda kreu 48 grabitje

Nga prostitucioni, tek armët, droga, dhuna. Me këto merreshin disa shqiptarë të konsideruar si tmerri i Torinos, por jo më. Policia italiane e ka shkatërruar bandën famëkeqe duke vënë në pranga 10 prej tyre. Metodat e tyre të funksionimit të bandës ishin përsosur. Me një App spiun të instaluar në telefonat e vajzave që shfrytëzonin si prostituta, djemtë nga Shqipëria kontrollonin cdo veprim të tyre në rrugët e Torinos. Të ardhurat nga prostitucioni u investuan tek droga. Prodhimi dhe trafikimi i marijuanës u kthye në detyrë parësore. Nga hetimet disa mujore u zbulua se shqiptarët e kultivonin marijuanën indiane në thellësi të pyjeve italiane. Nga operacioni janë sekuestruar 4 mijë bimë kanabis me vlerë disa milionë euro. Në pranga janë vënë drejtuesit e bandës: -Kostian Mitsi 22 vjec -Jetmir Perndoj 28 vjec -Franci Canaj 23 vjec -Lorenc Canaj 46 vjec Hetimet nisën në gusht të vitti 2015, në zonën veriore të qytetit pas disa ngjarjeve të dhunshme të ndodhura aty. Shqiptarët nuk pranonin që femra të tjera që nuk ishin të grupit të tyre të prostituonin në zonat e tyre. Organizata kishte 10 vajza prostituta me origjinë, shqiptare e greke që detyroheshin të shisnin veten në Torino, Volpiano e Cuneo. Prostitutat rriheshin e poshtëroheshin kur nuk arrinin të ardhurat ditore që u ishin vendosur si kufi. Vajza jetonin në kushte të rënda dhe dhunoheshin si fizikisht e psikologjikisht. E ndërkohë që vijonin këtë trafik, me sukses mbillnin plantacionet në Corio, provincë e Torino, në Mortara, provincë e Pavia, dhe në Abbiategrasso, provinca e Milanos. Policia italiane ka ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Torinos, dhe disa arrestime në flagrancë ndaj 10 shqiptarëve, të akuzuar për rekrutimin, shfrytëzimin dhe detyrimin për prostitucion, mbajtjen në mënyrë të paligjshme të armëve, grabitje, lëndime të rënda trupore, dhe prodhim droge. Kostian Mitsi, vecanërisht është një ekspert botanik, i aftëpër kujdesen e bimëve.

Artikulli paraprak30-VJEÇARES SË PARALIZUAR I HIQET KEMPI SOCIAL
Artikulli tjetërDENOHET ME 1.8 VITE BURG,ISH MINISTRI KSERA APELON VENDIMIN