Vijon operacioni i një dite më parë, ndalohet një punonjës i A.K. U-së Shkodër dhe një ish-punonjës i A.K.U-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Në vijim të operacionit ku u arrestuan tre shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Kimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër,
Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në vijim të hetimeve kryera, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Shtetasit e lartpërmendur janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe shtetasi Abdyl Bajraktari, në zonën industriale, lagje ”Skenderbeg” në objektin e firmës në pronësi të shtetasit Gezim Bala,
dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur proçesverbale të rreme mbi kushtet e ambjentit ku prodhoheshin produktet ushqimore.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale të ”Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.