Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media).

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. I., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në lagjen “Partizani”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka dëmtuar në dorë, shtetasin Sh. M., 29 vjeç, banues në Shkodër;

-M. J., 32 vj4eç, dhe K. S., 29 vjeç, pasi në fshatin Rragam, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Posta e Policisë Theth referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. Th., 62 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u konstatua duke rrethuar një sipërfaqe toke buzë lumit Kaprre, në të cilën kalojnë turistët që vizitojnë zonën;

-N. Sh., 55 vjeç, banues në fshatin Theth, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Koplik, pasi dje, në qendër të qytetit të Koplikut, ka goditur me grusht shtetasin M. E., 64 vjeç, banues në fshatin Grizhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakOBSH: ÇDO VIT 726 MIJË VETËVRASJE NË BOTË
Artikulli tjetërFLET E DHUNUARA NË SHKODËR: NUSJA ME GODITI ME SHKOP, DJALI MË THA PSE BËRË FJALË