Avokati i njohur Genc Gjokutaj eshte ndluar nga policia d Tiranes.
Efektivë të Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndaluar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:20, në sheshin “Nënë Tereza”, avokatin Genc Gjokutaj, i cili teksa drejtonte automjetin e tij nuk iu është bindur shërbimeve policore. Siç thuhet në komunikatën e policisë, avokati 49-vjeçar është ndjekur nga patrullat e policisë dhe pasi është ndaluar, i janë kërkuar dokumentet e mjetit. Gjokutaj nuk ka pranuar t’i japë ato, madje ka nisur të ofendojë efektivët e Rrugores. Për këtë arsye, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e Policisë së Tiranës për procedurat e mëtejshme. Dyshohet se Gjokutaj ka qenë duke e drejtuar mjetin nën ndikimin e pijeve alkoolike. E meqë refuzoi të kryente testin e alkoolit me aparatin “drager”, atij i është marrë një kampion gjaku. Tashmë avokati Gjokutaj do të procedohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.