Një 31 vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia nën akuzën e vjedhjeve.

Samir Hida, banues në lagjen “11 Nëntori”, përfundoi në pranga pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”,

duke vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit A.Q, duke marrë një televizor, një fshesë korenti, një sobë dhe një karrocë dore.

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

-Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.

-Po në lagjen ” Brigada 17 Sulmuese”, ka vjedhur kasetofonin të mjetit tip “Audi” në pronësi të shtetasit S.S.

-Në lagjen “Partiazani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç, ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.

-Në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan ka vjedhur disa matësa të ujit në një pallat.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak13-VJEÇARI NGA LEZHA ME DISTROFI MUSKULARE
Artikulli tjetërPOLICIA GREKE: AUTORITETET SHQIPTARE NUK ZBATOJNË URDHËR ARRESTET NDËRKOMBËTARË