Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore,
nga forcat policore të Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune operacionale të mirëorganizuar, u lokalizua dhe u kap shtetasi :- Orlando Hima, 35 vjeç, banues në Kurbin
Ky shtetas është shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, pasi më datë 20.02.2018, këtij shtetasi në bashkëpunim me të tjerë, iu është sekuestruar në cilësinë e proves materiale një sasi lëndë narkotike Mariuanë.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin datë 23.02.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Orlando H. iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime dhe ndjekje të mëtejshme.