INCIDENT ME DISA PACIENTË NGA KUKËSI PËR NJË FLETË KEMPI. Një incident me disa pacientë ka bërë që mjeku psikiatër Gjon Preçi të ndalohet nga policia e Shkodrës. Në komunikatën për shtyp të policisë bëhet e ditur se arsyeja e ndalimit të 51 vjeçarit është shpërdorimi i detyrës teksa ka kërkuar para në këmbim të shërbimit. Në komunikatën e policisë thuhet se: “U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin Gjon Preçi me profesion mjek psikiatër si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 62 vjeç nga Kukësi.

Më tej komunikata e policisë vijon: “Pas kallëzimit të shtetasit V.K ndaj shtetasit Gjon Preçi i cili ka shpërdoruar detyrën dhe ka kërkuar para në këmbim të shërbimit, u bë ndalimi i mjekut psikiatër”. Po ashtu policia bën me dije se “Në ngarkim të mjekut Gjon Preçi janë veprat penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248 dhe 259 i Kodit Penal dhe për shtetasin V.K vepra penale “Korrupsion aktiv ndaj personit që ushtron funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Në fakt gjithçka ka nisur për një fletë kempi të cilën e ka kërkuar një prej pacientëve nga Kukësi. Aty ka nisur edhe një debat mes pacientë dhe mjekut psikiatër duke bërë që palët të konfrontohen fizikisht. Burime pranë poliklinikës së Shkodrës që kanë qënë dëshmitar bëjnë me dije se mjeku ka marrë edhe disa goditje duke përfunduar më pas në komisariatin e policisë. Mbi të dy palët rëndojnë akuza dhe tashmë pritet për të parë se cili do jetë vendimi i gjykatës së Shkodrës për këtë ngjarje.

Artikulli paraprakGJON PREÇI, KARRIERA E SUKSESSHME E MJEKUT PSIKIATËR
Artikulli tjetërDEBITOR NDAJ OSHEE, AKSION NË FSHATIN KONAJ